Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve H.Xh. dhe E.B., të cilët dyshohen për “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Policia së fundmi ka arrestuar dy persona që dyshohen se e kanë ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i ka thënë KOHËS se i dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00. Të shtunën (20 korrik) është arrestuar një person për të njëjtën vepër. Atij i janë caktuar 48 orë paraburgim.