Kronikë

Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro

Grabitje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që thuhet se ka ndodhur të enjten në Pejë. 

Një grua ka raportuar se nën kërcënimin e armës i është grabitur çanta në të cilën kishte 6-7 euro. 

“Viktima femër kosovare,  ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Lidhur me rastin thuhet se është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore thuhet se janë duke hetuar.