Si pasojë e një zjarri fushor në Torinë të Lipjanit të shtunën janë djegur një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Torinë, Lipjan / 03.10.2026 – NN. Është raportuar se si pasoj e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Vidhen rreth 400 litra naftë e kabllo nga një punishte në Lipjan
-
Zjarri përfshin disa vetura në Prizren, jep detaje policia
-
Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Alarmohet për zjarre