Kronikë

Në Vërmicë parandalohet kontrabandimi i disa kamerave

Kamera - kontrabandë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e disa kamerave në pikëkalimin kufitar në Vërmicë. 

Kamerat thuhet se kanë qenë të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve në një veturë. 
“Një tentim për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit. Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Kamerat e zbuluara thuhet se  janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje.