Në urën e Bistricës në veri të Kosovës janë konfiskuar të shtunën 84 paketime të kafesë, të cilat transportoheshin pa dokumente, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente”, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të veturës janë hasur “51 paketime me nga një kilogram kafe dhe 33 paketime me 70 gramë kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte”.
Policia ka thënë se është bërë dorëzimi i automjetit dhe mallit te njësitet doganore, për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme ligjore.