Kronikë

Në Prishtinë, personi me probleme psikike tenton ta sulmojë një person me thikë, arrestohet

Është arrestuar një person me probleme psikike në Prishtinë, në lagjen Ulpiana, mbrëmë, pasi kishte tentuar ta sulmojë me shufër metali dhe me thikë një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për motive të panjohura me një shufër metali dhe një mjet të mprehtë thikë kishte tentuar ta godasë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një shufër metali dhe një thikë të cilat dyshohet se ishin përdor në rast nga i dyshuari. I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore psikike fillimisht është dërguar në repartin e psikiatrisë, pas kontrollit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.