Kronikë

Në Pejë sekuestrohen 40 motoçikleta

Policia - motoçikleta

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në qytetin e Pejës ka sekuestruar 40 motoçikleta. Ato janë sekuestruar në një aksion të Policisë të zhvilluar me datat 4 e 5 maj, e i cili thuhet se ende është duke vazhduar.

“Gjatё datave tё lartёcekura nga njёsitet e DRP Pejë, janё sekuestruar: Dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejës pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksione të ngjashme, Policia e Kosovës ditëve të kaluara ka zhvilluar edhe në rajone të tjera.