Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një autobus të linjës Itali – Kosovë, në pikën kufitare në Merdar, janë gjetur 50 mijë euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës mbetet mjetet u gjetën në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.
“Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Itali–Kosovë, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë zbuluar 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore. Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro apo më shumë, ose vlerën ekuivalente në valutë të huaj, ka detyrim t’i deklarojë me shkrim pranë zyrtarëve doganorë, duke paraqitur shumën dhe burimin e tyre të verifikueshëm. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e bartjes së padeklaruar të mjeteve monetare përtej kufirit”, thuhet në njoftimin e Doganës.
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë
-
Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë