Një shqiptar që u zhduk nga burgu pasi vuajti një pjesë të dënimit për vrasjen e një oficeri të lartë të Policisë në Shqipëri, është arrestuar të martën në Frankfurt, bëri të ditur agjencia AP.
Burri 42-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar në Aeroportin e Frankfurtit teksa tentoi të udhëtoi për në Stamboll.
Ai ishte dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2000 së bashku me babanë e tij. Shqiptari u lirua me kusht më 2017 dhe më pas u zhduk, për çka autoritetet shqiptare lëshuan urdhërarrest ndërkombëtar.
“Burri ndodhet në paraburgim në pritje të ekstradimit në Shqipëri”, njoftoi policia gjermane, përcjell AP-ja.