Kronikë

Në Aeroportin e Prishtinës gjenden nëntë fishekë në një valixhe

Në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, një personi i janë gjetur nëntë fishekë në valixhen e tij të dielën në orën 11:00.

Policia e Kosovës njoftoi se fishekët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar pas intervistimit nga prokurori.

Ndaj tij është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”.

“Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.