Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për KOHËN se një zyrtare policore është ndalur për 48 orë, si e dyshuar për shkaktim të aksidentit, në Novosellë të Pejës, ku ka mbetur e vdekur një grua 50-vjeqare.
"Pas marrjes se tretmanit mjekësor, personi që ka shkaktuar aksidentin me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do merr veprime për sigurimin e prezencës se të pandehurës në procedurë penale", ka theksuar Nikçi.
Aksidenti ka ndodhur në orën 07:45 dhe në të kanë qenë të përfshira dy vetura.