Është ndaluar për 48 orë Fehim Sali, i cili u arrestua sot (e enjte) për spiunazh.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh, 500 denarë, katër telefona celularë si dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.
Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, ka njoftuar se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sali dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) për një periudhë të gjatë, ka mësuar KOHA me burime.

Arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Një shtetas i Kosovës, F.S., është arrestuar për “Spiunazh” me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës...-
Arrestohet Fehim Sali nën dyshimin për bashkëpunim me BIA-n serbe
-
Arsimtari i arrestuar për spiunazh dyshohet për bashkëpunim me BIA-n
-
Fehim Sali pranon se u rekrutua nga BIA dhe se kontaktonte vazhdimisht me zyrtarë të saj
-
Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte
-
Prokuroria: Sheholli, me udhëzime të BIA-s, mblidhte dhe publikonte informacione në media