Policia e Kosovës ka ndaluar r një person në Prishtinë në orët e hershme të së shtunës, për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
I dyshuari nuk e kishte ndaluar veturën dhe kishte tentuar t’i godiste me të zyrtarët policorë. Pasi është ndaluar, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekëve ai ka abuzuar me substanca narkotike.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Rr. Dëshmoret e Kombit, Prishtinë 01.03.2025 – 02:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk e ka ndaluar veturën dhe ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë. Pasi është ndaluar, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. I dyshuar është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.