Kronikë

Ndalohet një person në Podujevë, i gjendet në shtëpi sasi e drogës

Droga e sekuestruar ne Podujeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e cila është sekuestruar. 

Policia ka njoftuar se janë gjetur 1.75 kg marihuhanë, një cigare me substancë narkotike, ndër të tjera. 
I dyshuari është ndaluar për 48 orë. 

“Në bastisje janë sekuestruar: Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar); Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar; Dy (2) matës-peshore; Katër (4) paketime rizllash (OCB); Një (1) bluarës-mulli; Një (1) mjet i prehtë (thikë); Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla; Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë; Një (1) telefon celular. Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.