Policia e Kosovës ka njoftuar së në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një shtetas të Iranit, pasi që në kontrollin e dokumenteve ai ka paraqitur pasaportën e një shtetasi të Uruguait.
Rasti po trajtohet si keqpërdorim i dokumentit. Rasti ka ndodhur të martën dhe po trajtohet si keqpërdorim i dokumentit.
Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të një personi tjetër. I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme”, thuhet në raportin e Policisë.