Një person është arrestuar në rrugën Pasion–Muçibabë, pasi dyshohet se po transportonte 11 migrantë me automjet.
Gjatë kontrollit, në brendësi të automjetit janë gjetur 11 migrantë.
Për rastin është njoftuar Njësiti për Migrim, ndërsa me vendim të prokurorit automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “kontrabandim me migrantë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Ndalohet një person në Pejë për kontrabandë me emigrantë
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kontrabandim të 10 migrantëve