Kronikë

Morën një Audi Q8 me qira në Kosovë, e shitën në Shqipëri

Dy shtetas të Shqipërisë kanë shitur një veturë të cilën e kishin marrë me qira në Kosovë.

Dy të tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim.

Vetura, Audi Q8, dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas, janë sekuestruar nga policia.

“Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. B. dhe J. C. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet ‘Audi Q8’ dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS”, njoftoi policia.

Policia po vazhdon hetimin nëse të dyshuarit kanë kryer edhe vepra të tjera të tilla.