Të dielën në një aksident trafiku në autostradë në drejtim të Milanos në Itali, vdiq një DJ 40-vjeçar nga Kosova që jetonte në Villeneuve të Zvicrës.
Mediumet italiane kishin raportuar se vetura Ferrari GT C4 ku gjendej DJ kosovar, kishte arritur shpejtësi deri 200 kilometra në orë, kur humbi kontrollin dhe u përplas për rrethoja.
Vetura u nda përgjysmë dhe u përfshi nga zjarri.
Në veturë kishte qenë edhe një grua, por fillimisht nuk dihej për identitetin e saj. Gazeta zvicerane “Blick” ka zbuluar se viktima tjetër ishte një modele ukrainase. Ukrainasja në profilin e saj në Instagram kishte shpërndarë shumë foto nga Zvicra. Nuk dihet çfarë lidhje kishin me kosovarin 40-vjeçar.
DJ kosovar para aksidentit tragjik kishte performuar të shtunën mbrëma në një klub nate në Kantonin Wallis. Më pas ai u nis në drejtim të Italisë me modelen ukrainase.