Kronikë

Mjeti i dyshimtë te “Rruga B” ishte montuar brenda një veture të parkuar, Policia jep detaje

Mjeti i dyshimtë për të cilin është raportuar të shtunën mbrëma në “Rrugën B” në Prishtinë, Policia ka njoftuar se ishte montuar brenda një veture të parkuar.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, tërheqja e këtij mjeti të dyshimtë nga vetura është arritur të realizohet në mënyrë të sigurt dhe pa incidente nga Skuadra e Bombave e PK-së (njësiti EOD).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda.

Ende nuk është raportuar për ndonjë person të dyshuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Qytetarët që kanë raportuar për ngjarjen të shtunën, kanë thënë se kanë parë forca të shumta policore e se Policia nuk ka lejuar qarkullimin e qytetarëve.