Një veturë është përfshirë nga zjarri në Mitrovicë të Veriut. Vetura ishte e parkuar në parkingun e prokurorisë shtetërore, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka pasur të lënduar.
“Rr. Çlirimi Mitrovicë Veri 13.08.2024-16:18. Raportohet se ne rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një veturë e cila ka qenë e parkuar në parkim të prokurorisë Shtetërore Mitrovicë veri. Në vend ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.