Kronikë

Mërgimtarja tentoi t’ia jepte pasaportën e saj zvicerane një shtetase të Shqipërisë, ndalohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një grua kosovare, pasi dyshohet se pasaportën e saj zvicerane kishte tentuar t’ia jepte në shfrytëzim një shtetaseje të Shqipërisë.

Rasti kishte ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“ANP Adem Jashari 01.08.2022 – 14:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasaportën personale të lëshuar nga autoritetet Zvicerane ia ka dhënë në shfrytëzim një shtetaseje të Shqipërisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.