Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar futjen e një shume prej 100 mijë eurosh të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur sot, më 16 gusht 2026, në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro. Sipas Policisë, shuma nuk i ishte nënshtruar procedurave të detyrueshme të deklarimit.
Mjetet monetare janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Gjithashtu sot Dogana e Kosovës ka bërë të se në një autobus që qarkullonte në relacionin Gjermani – Kosovë, janë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara.
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Shtetasit rumun i konfiskohen mbi 122 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë