Dy persona janë arrestuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike dhe mashtrim në Vushtrri.
Sipas Policisë, pa kualifikime profesionale kishin mashtruar persona kinse po i shërojnë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se kishin ushtruar veprimtari mjekësore pa pasur kualifikime profesionale, duke mashtruar persona të ndryshëm kinse janë duke i shëruar nga sëmundje të ndryshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.