Është liruar me kusht nga burgu Ermal Hoxha, duke lënë 1 vit e 6 muaj burg pa vuajtur.
Nipi i ish-diktatorit ishte i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë. Hoxha ka përfunduar dënimin e tij, i cili u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit “Xibraka”.
Por, nga gjykimi i shkurtuar për Ermal Hoxhën, dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.
Operacioni “Xibraka” u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.
Në pranga përfunduan: Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana, Fatmir Hoxha, 48 vjeç, Kastriot Imeri, 47 vjeç nga Tirana, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Ermal Hoxha, 40 vjeç (nipi i Enver Hoxhes) nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani.