Kronikë

Lirohet në procedurë të rregullt burri që sulmoi ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Një person është shoqëruar në polici pasi që ka sulmuar ekipin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje në Obiliq, që ishte duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. 

Rasti ka ndodhur të martën dhe është cilësuar si “sulm ndaj personi zyrtar”. 

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.