Kronikë

Lipjan, gruaja raporton se u sulmua fizikisht nga djali i saj

Dhune

Një grua në Lipjan ka raportuar të premten në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. 

“Lipjan  26.07.2024 – 17:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje,  është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Në rast është kyçur edhe bashkëshorti i viktimës. Palët janë intervistuar dhe me urdhër  të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.