Kronikë

Lëndohet një punonjës i ekuipazhit të aeroplanëve në Prishtinë

Një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanëve, shtetas i huaj, është lënduar të dielën në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës të hënën.

Rasti të ketë ndodhur rreth orës 13:00, gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.

“Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.