Një person ka pësuar lëndime trupore të martën në Ferizaj pasi është lënduar në vendin e punës.
Autoritetet njoftuan se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.
Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.