Një person është lënduar me thikë të mërkurën në fshatin Orllan të Podujevës, ndërsa tre persona po intervistohen nga Policia për këtë rast.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, e i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.