Kronikë

Lajmëroni Policinë nëse i keni parë këta të dy, kërkohen për tentim vrasje

Policia arrest sulm bastisje ne kerkim

Foto-Ilustrim: KOHA

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të gjetur dy të dyshuar të kërkuar për vrasje në tentativë. 

Rasti i tentim vrasjes pati ndodhur më 20 janar, e Policia ka identifikuar edhe dy të dyshuar, por nuk ka arritur t’i gjejë. 

Lajmëroni Policinë nëse i keni parë këta të dy, kërkohen për tentim vrasje
Simon Tahiri dhe Enrit Berisha

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës bën publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit janë: Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë”, thuhet në kërkesën e PK-së.

Për çdo informacion lidhur me të dyshuarit, qytetarët udhëzohen të njoftojnë policinë në stacionin më të afërt policor, ose të kontaktojnë numrat 192 dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).