Kronikë

Kosovarit i gjenden elektroshokë në valixhe gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës

Dy elektroshokë janë gjetur në valixhet e një shtetasi kosovar, gjatë kontrollit të tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Zyrtaret policorë gjatë kontrollit të valixheve të të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy elektroshok. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.