Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", pasi në valixhen e tij është gjetur një kuti me fishekë.
Sipas njoftimit të Policisë, në valixhen e të dyshuarit, në shkuarje nga Kosova, janë gjetur 47 fishekë të kalibrit 9mm.
“Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në valixhen e tij në shkuarje në aeroport kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.