Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi dyshohet se e kishte falsifikuar vizën në pasaportë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se dokumenti i falsifikuar është konfiskuar.
“Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar vizën në pasaportë. Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.