Kronikë

Konjufca kërkon hetime për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Glauk Konjufca

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar hetime të detajuara dhe në kohë sa më të shpejtë, për rastin tragjik në Jabllanicë të Gjakovë ku tre fëmijë vdiqën të shtunën mbrëma pas shembjes së pllakës së një objekti të pabanuar. 

“Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!” – ka shkruar Konjufca në Facebook.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë reaguar për rastin duke thënë se në këto momente të vështira për familjet, qëndrojnë pranë tyre. 

Ata e kanë cilësuar ngjarjen si tragjedi të thellë e dhimbje të madhe për të gjithë. 
 

Lexo përditësimet tjera
objekti i rrenuar ne Jabllanice ku mbeten te vdekur tre femije

Tre fëmijë vdiqën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të...