Kronikë

Konfiskohet ari në vlerë prej afër gjysmë milioni euro në disa argjendari

ari

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, nga ku kanë konfiskuar afër gjysmë milioni euro mallra të kontrabanduara. 

10 kilogramë ari pa dokumentacion të rregullt, 3 kilogramë argjend pa dokumentacion të rregullt me vlerë rreth 450,000 euro ishin gjithsej. 

“Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar”, ka njoftuar Dogana.