Kronikë

Konfiskohen stoli ari e argjendi në bagazhin e udhëtarit në aeroport

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganorë gjatë kontrollit të udhëtarëve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.

Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës, njoftohet nga Dogana.

Ndaj personit është iniciuar kundërvajtje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar në sasi mbi 3 kg.

Mallrat e konfiskuara:

1.Stoli te ndryshme argjendi

2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)

3. Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative për stoli te ndryshme ,

4. Peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme.