Dogana e Kosovës ka njoftuar se të premten në mbrëmje në Aeroportin “Adem Jashari” ka konfiskuar dhjetë telefona iPhone 14.
Sipas Doganës, oficerët kanë parandaluar në dy raste kontrabandimin e iPhone 14, i cili sapo ka dalë në treg.
Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.