Kronikë

KFOR-i gjen një pushkë të varur në një pemë në Zveçan

KFOR

KFOR-i ka raportuar se në një pemë në Zveçan ka parë të varur një pushkë me municion.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe i ka sekuestruar.

Deri tash, nuk raportohet për të arrestuar.

“Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.