Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.V. për shkak të veprës penale “Spiunazh”.
A.V. u arrestua të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
Burimet e KOHËS brenda Prokurorisë Speciale bëjnë të ditur se i dyshuari është i nacionalitetit serb.
Javë më parë janë arrestuar dy persona në Ferizaj për veprën e njëjtë.
Atyre u është caktuar një muaj paraburgim.