Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj T.F., i dyshuar për vrasjen e një personi brenda një lokali në Klinë.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se të mërkurën gjithashtu do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet kjo kërkesë.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departamentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t'i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj”, ka thënë ai.
Një person është vrarë me armë zjarri në një lokal në Klinë javën e kaluar, teksa i dyshuari ishte në arrati deri të martën.