Kronikë

Kërkohet e dyshuara që vodhi pije alkoolike në Prizren

Person i kërkuar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po e kërkon një grua nën dyshimin se në një qendër tregtare në Prizren ka vjedhur pije alkoolike.

Sipas njoftimit, vjedhja ka ndodhur më 21 maj të 2024-s në rrugën “Rruste Kabashi”, derisa autoritetet publikuan fotografi të saj me qëllim identifikimi.

Policia tha se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj, të lajmërohet në numrin telefonik 192, në rrjete sociale apo në cilindo stacion policor.

“Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejte një femër të moshës së re e cili merr disa pije  dhe largohet në drejtim të panjohur. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është  rezultuar  në identifikim i tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin policor.