Shtetasi turk me inicialet A.P., i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga Policia thuhet se 61-vjeçari po kërkohej nga ana e autoriteteve turke, i dënuar me mbi 14 vjet burgim.
“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.