Kronikë

Kërkesë për paraburgim për zyrtarin e ATK-së që u ndalua duke kontrabanduar barna

Paraburgim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin L.P., zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, pasi thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me mallra” nga neni 311 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me datë 01 shkurt 2024 në rrugën magjistrale Leposaviq – Mitrovicë përkatësisht në fshatin Bistricë, i pandehuri L.P., është ndaluar nga policia në pikë kontroll, i njëjti ka qenë duke e drejtuar veturën zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës. Gjatë kontrollit në bagazh janë gjetur dy çanta me lloje të ndryshme të barnave me banderola të Serbisë, pa poseduar asnjë dokument përcjellës”, thuhet nw njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. ​