Këngëtari Jozefin Marku nga Shqipëria është përfshirë nga autoritetet e Kosovës në listën e personave që duhet të ndalohen në pikat kufitare. Masa lidhet me përleshjen fizike me Edi Kuçin, personazh publik në rrjete sociale dhe reality shows.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar për nisjen e hetimeve.
Rasti është bërë publik pas qarkullimit në rrjetet sociale të pamjeve të plota të incidentit, ndërsa organet e drejtësisë kanë ndërmarrë veprime lidhur me ngjarjen.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se ndaj Markut është iniciuar rast penal. Sipas tij, procedura është nisur me vetiniciativë nga prokurori dhe Marku, i cili është shtetas i Shqipërisë, dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Rasti tashmë është në procedurë dhe pritet që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore.
-
Pjesëtari i MUP-it ndalohet në Jarinjë
-
Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë
-
Ndalohet reperi Mossi për sulm ndaj gazetarit Pacolli, dyshohet edhe për vepra tjera penale
-
Policia në kërkim të një 20-vjeçari për plagosjen në Pejë
-
Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi