Katër persona janë lënduar në një vetaksident të dielën në fshatin Drejë të Istogut.
Policia e Kosovës ka njoftuar për KSP-në se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00, ku të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Pejë.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e vetaksidentit”, thuhet në njoftimin policor.