Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Deberllukë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime shkaktuar rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë ai.