Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilin ishin të përfshira gjashtë vetura në Bresje të Fushë Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15.
“Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi për KP.
Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me shkaqet e shkaktimit të aksidentit.