Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin në Strellc të Deçanit

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të enjten në Strellc të Deçanit. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. 

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. 

“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Gashi.