Të paktën katër persona janë arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Në njoftimin e lëshuar nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur më datë 2 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” të kryeqytetit.
“Puna e hetuesve policorë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit thuhet se i është sekuestruar një armë zjarri.