Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Policia - Plagosje - Ilustrim - Vrasje

Foto: Driton Paçarada

Katër shtetas të Serbisë janë arrestuar në dy raste të ndara në rajonin e Gjilanit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 14 shkurt 2026, rreth orës 10:40, në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur po ashtu më 14 shkurt 2026, rreth orës 13:00, në fshatin Stublinë, Gjilan. Edhe në këtë rast, policia ka ndaluar një veturë me dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se veturat dhe telefonat celularë të të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.